Taylor Swift ka vendosur t’i befasojë fansat për këtë fundvit duke lansuar një këngë të re.

Në spektaklin e fundvitit “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” më 31 dhjetor, ajo do të sjellë videoklipin “Out Of The Woods”.


Kjo është kënga e gjashtë e saj nga albumi “1989”, “Out Of The Woods” vjen pas “Shake It Off”, “Blank Space” dhe “Bad Blood”, raporton Billboard, transmeton koha.net.

Videoja e këngës është realizuar në Zelandën e Re gjatë muajit të kaluar në kohën kur këngëtarja ishte në turneun botëror.