LAJMI I FUNDIT:

Sveçla tregon dy ministritë që Vetëvendosje nuk do t’ia lë LDK-së

Sveçla tregon dy ministritë që Vetëvendosje nuk do t’ia lë LDK-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës do të paralizohen me ardhjen e “Qeverisë Kurti”.

Sveçla ka treguar dy dikastere të rëndësishme qeveritare që do t’i takojnë partisë së tij.


“Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët, pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do t’i takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do t’i takonin asaj”, tha Sfeçla, për televizionin T7.

Po ashtu Sveçla ka folur edhe për përafrimet me LDK, tani kur i kanë shpeshtuar takimet për ta bërë qeverinë.

“Ne jemi të vendosur që bisedojmë për reforma dhe jo për dikastere, për këtë ka votuar populli jonë. Populli ka thënë që ne kemi drejtë ku kemi thënë që shteti është i kapur. Kur ke shtet të kapur duhet shkapur, ne jemi deklaruar për demokraci. Ne po kërkojmë një shtet evropian, i cili do të duhet të ishte shëmbëlltyrë për ne”, ka shtuar Sveçla.

Po ashtu Sfeçla ka komentuar edhe ftesat e Gjykatës Speciale në adresë të ish ushtarëve të UÇK-së.

“LVV do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që të mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Kanë bërë gabim që e kanë votuar Gjykatën Speciale. Çështja është që tash je në një minus të madh. Tash është një mekanizëm i madh edhe do të jetë shumë e vështirë që kjo luftë të përfundojë me sukses, por kjo nuk na ndalon që të ketë nismë në atë drejtim”, ka potencuar Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori