Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit të një grantë dore në Lagjen e Boshnjakëve në veri.
Ministri thotë se grupet kriminale kanë gjuajtur me grantë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë. Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës”, thotë ai.
Tutje, Sveçla shton se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve. Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, deklaroi ai.
Ministri ka pohuar se “Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës”.
“Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës. Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë”.
Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq, të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre qytetarë serbë, të cilët dyshohen për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
Sipas njoftimit, të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
“Tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Vdes 56-vjeçarja që u godit nga vetura në Prishtinë, nuk iu mbijetoi plagëve

Një i ri deçanas gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë - policia jep detaje

Për herë të parë Komuna e Zveçanit me organizime për 28 Nëntor

Kurti: Prekazi kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga