LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Projektligjin e Pagave e kemi përfunduar, është në fazën e vlerësimeve nga Ministria e Financave

Sveçla: Projektligjin e Pagave e kemi përfunduar, është në fazën e vlerësimeve nga Ministria e Financave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike ka deklaruar se Projektligji i Pagave është në fazën e vlerësimeve të fundit në Ministrinë e Financave.

Sa i përket vonesave për miratimin e këtij Projektligji, Sveçla tha se janë bërë me arsyen e vetme – “po punojmë për një ligj që mbulon gjithë sferën e nevojave të secilit institucion, ku pastaj do të sillte një lloj barazie”.


“Normalisht që kjo nuk është e lehtë të arrihet. Ka kërkesa dhe aspirata të drejta të punonjësve që statusi i tyre të përmirësohet. Por të gjitha këto të krahasohen me njëra-tjetrën dhe të jenë në përputhje me kapacitetet buxhetore. Ky Ligj është duke u punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ligji tashmë është i përfunduar dhe është në fazën e vlerësimeve të fundit në Ministrinë e Financave në mënyrë që të kalojmë në diskutime publike sa më parë që është e mundur”, u shpreh Sveçla.

Tutje, ai ka theksuar se, “nuk do të bëjmë një ligj që do të jetë pengesë në zhvillimin e vendit tonë dhe sjell padrejtësi”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori