LAJMI I FUNDIT:

Sveçla priti shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, diskutuan për luftimin e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit

Sveçla priti shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, diskutuan për luftimin e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit
DSC_0807

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka përgëzuar për detyrën e re.

Sipas njoftimit të ministrisë, me këtë rast Sveçla i ka bërë një rezyme të përgjithshme angazhimeve të tija si ministër dhe prioriteteve të MPB-së e të Qeverisë së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar si dhe sundimit të rendit e ligjit në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky bashkëpunim i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, bëhet e ditur se Barbano ka falënderuar ministrin për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij e të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve. /Telegrafi/

DSC_0811