LAJMI I FUNDIT:

Sveçla flet për kontrabandën me migrantë: Këtë vit janë arrestuar 50 persona dhe janë identifikuar 288 viktima

Sveçla flet për kontrabandën me migrantë: Këtë vit janë arrestuar 50 persona dhe janë identifikuar 288 viktima

Vetëm brenda këtij viti, Policia e Kosovës ka arrestuar 50 të dyshuar për kontrabandim me migrantë si dhe ka identifikuar 288 viktima.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po merr pjesë në punimet dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja”, që po mbahet në Pragë.


Këto të dhëna ministri i ka paraqitur para të pranishmëve, teksa ka folur për luftimin e kontrabandës me migrantë.

Sipas në njoftimi të MPB-së, Sveçla gjithashtu ka prezantuar rezultatet që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare, si në fushën e zhvillimit të politikave.

“Gjatë adresimin të tij, Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë këtij takimi thuhet se është diskutuar edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, ku Sveçla ka potencuar se përkundër pozitës gjeografike, gjendja e migrimit të Kosovës nuk preket në shkallë të gjerë nga lufta në Ukrainë.

“Qeveria e Kosovës ka treguar gatishmërinë e saj për të strehuar 5,000 refugjatë të Ukrainës si dhe Parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila dënon ashpër agresionin e paligjshëm, të padrejtë dhe të paprovokuar dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Në përfundim të rezymesë së tij, ministri Sveçla ka  kërkuar që për kontroll të efektshëm të kufirit, sidomos të vijës kufitare të gjelbër, nevoja për mbështetje me pajisje moderne, si dhe mbështetje në zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të tilla si FROTNEX, EUROPOL, INTERPOL është më se e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori