LAJMI I FUNDIT:

Svarqa: Edhe LDK po bën fushatë

Svarqa: Edhe LDK po bën fushatë

Kryetari i Komunës së Ferizajt dhe anëtari i Këshillit Drejtues të LDK-së, Muharrem Svarqa ka thënë se është e drejtë e çdo partie politike që të kërkojë rrëzimin e qeverisë.

Këtë ai e ka thënë duke komentuar iniciativën e Nisma për një mocion të mosbesimit për Qeverinë aktuale, njofton Klan Kosova.


“Po të kishte qenë në dorën e tyre kjo Qeveri as që do të formohej. Konsideroj se nuk është e mjaftueshme dëshira për ta rrëzuar Qeverinë që ka rezultate të jashtëzakonshme në punën e saj”, ka thënë Svarqa në “Ora e Fundit”.

“Kjo qeveri ka bërë menaxhim perfekt të parasë publike dhe objektivave zhvillimore që tregojnë rritje të zhvillimit ekonomik – më e madhja në rajon”, ka shtuar ai.

Svarqa ka thënë se rezultatet e Qeverisë Mustafa do të duhej t’i pranonte edhe opozita kosovare.

“Ne njihemi për rrënimin e vetvetes, por një Qeveri që funksionon duhet të mbështetet”.

Por që ai pranon se në vend ka nisur një fushatë zgjedhore.

“Jemi futur në vitin zgjedhor të zgjedhjeve lokale. Edhe LDK ka nisur të bëjë fushatë, por kjo s’ka të bëjë me zgjedhjet qendrore”, ka deklaruar anëtari i Këshillit Drejtues të LDK-së.

“Mendoj se s’ka arsye që të pretendohet që deputet nga pozita të votojnë politikat nga opozita. Nuk përjashtohen lëvizje minimale në kërkim të mundësive për identitete më të larta”, ka thënë ai.

“Duke u matur me të tjetër mund ta shohim se në çfarë shkalle jemi. Në mënyrë do të kishte marrëzi nëse dikush lufton kundër interesave të vetvetes. Vendimet që janë marrë deri tani kërkojnë një mazhorancë të fuqishme sikur aktualja.”.

Kurse opozita sipas Svarqës e luan vetëm rolin e vet, vetëm duke kërkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori