LAJMI I FUNDIT:

Susan Wojcicki do të japë dorëheqje nga pozita e shefes ekzekutive në YouTube

Susan Wojcicki do të japë dorëheqje nga pozita e shefes ekzekutive në YouTube

Shefja ekzekutive (CEO) e YouTube-s, Susan Wojcicki do të largohet pas gati një dekade në këtë rol, kompania deklaroi në një postim në blog të enjten.

Wojcicki i tha stafit se ajo do të largohet nga detyra kryesore për të “filluar një kapitull të ri të fokusuar në familjen e saj, shëndetin dhe projektet personale për të cilat tha se është e apasionuar”. Ajo do të vazhdojë të ndihmojë në këshillimin e kompanisë, tha ajo, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, Wojcicki do të zëvendësohet nga Neal Mohan, i cili ka qenë shefi i produkteve të YouTube-s që nga viti 2015.

Lajmin së pari e raportoi Peter Kafka i Vox.

Wojcicki u bë CEO në vitin 2014, duke ardhur nga Google, kompania mëmë e YouTube-s. Ajo ishte një nga punëtoret e para të Google kur iu bashkua kompanisë në vitin 1999 dhe menaxherja e parë e marketingut në kompani. /Telegrafi/