"Susam, qumësht pluhur, bombola gazi, çokollata" sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut

Të mërkurën Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka ndaluar një automjet të dyshuar pa targa nē brezin kufitar RMV-RKS, i cili dyshohet se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonës së Veriut.
Sipas një njoftimi thuhet se gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, të cilin po e drejtonte një i dyshuar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme si: susam, qumësht pluhur, bombola gazi, poqa elektrikë, çokollata, vlera e të cilave, sipas tregut, sillet rreth 20.000 euro pa llogaritur akcizat dhe shmangiet doganore etj., për të cilat nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit.
Ndërkaq, lidhur me rastin i dyshuari i cili për mallin e ngarkuar nuk kishte nën posedim dokumentet përkatëse, është shoqëruar së bashku me automjet në SPMK-Kllokot pēr procedim të mëtutjeshëm të rastit, ndërsa në konsultim me prokurorin malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës. /Telegrafi/





































