LAJMI I FUNDIT:

Surroi tregon kushtin e tij për të qenë pjesë e ekipit negociator me Serbinë (Video)

Surroi tregon kushtin e tij për të qenë pjesë e ekipit negociator me Serbinë (Video)

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka thënë se takimet që ai ka pasur me Haradinajn dhe Veselin kanë qenë të paracaktuara një javë më parë dhe se ato takime kanë koinciduar me ngjarjet e ditës së sotme.

“Takimi ka qenë i hapur. Aty u takuam edhe me ambasadorin amerikan, i cili kishte përfunduar një takim dhe po largohej”, tha Surroi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Surroi ka thënë se mund të bëhet pjesë e ekipit negociator nëse ka një konsensus, përndryshe nuk pranon të jetë pjesë e ekipit.

Sa i përket një takimi të mundshëm me Thaçin, publicisti thotë se Kosova është vend i vogël dhe është e vështirë t’u ikësh takimeve me liderët e subjekteve politike.

“Kam kontakte me Blerim Shalën, sepse edhe kemi njohje nga e kaluara”, tha Surroi, përcjell Telegrafi.

Surroi ka thënë se ai dëshiron të ndihmojë me eksperiencën e tij, por nuk mund të ndihmojë në krijimin e një uniteti.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka pasur koncept për të biseduar me Serbinë.

“Në momentin kur ne kemi pranuar të bisedojmë me Serbinë për territore, ne e kemi vënë në diskutim sovranitetin e shtetit tonë”, tha Surroi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori