Publicisti Veton Surroi ka njoftuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar një grup njerëzish për këtë funksion dhe se dakordimi është arritur duke u krijuar një ekip këshillëdhënës.
“Angazhimi im është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për nevojat e procesit negociator. Jemi në dispozicion të Qeverisë për nevojat e procesit negociator, në këtë rast zëvendëskryeministrit Besnik Bilimi, i cili është i angazhuar, si dhe nevojave të kryeministrit, pra kurdo që ai të ketë nevojë. Është proces interaktiv që si çdo proces këshillëdhënie ekziston një këmbim mendimesh. Kjo ka të bëjë vetëm me procesin negociator. Qeverisë i është ofruar një numër njerëzish, Qeveria ka kërkuar një numër njerëzish, është arritur dakordanca dhe është krijuar ky ekip”, tha ai.
Surroi në Klan Kosova ka theksuar se nuk është pjesë e ndonjë koalicioni, por vetëm se do të japë mendimin e tij.
Po ashtu, ai tregoi se këshilltarët kanë folur veç e veç me zëvendëskryeministrin Bislimi.
Gjithashtu, ai ka thënë se autorësinë e përfundimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi e ka kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi meqë kanë marrë votën e popullit.
“Ekipi i këshilltarëve s’ka pjesëmarrje ekzekutive, por këshillojnë sipas kërkesës së kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, temës dhe sfidave”.
Si duhet mbyllur marrëveshja me Serbinë, sipas Surroit?
“Marrëveshja duhet të përfundojë me sukses. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një Kosovë e barabartë që jeton në fqinjësi dhe paqe me fqinjët e vet, një Kosove që i hapet dera për integrim në NATO dhe në BE”, u shpeh Surroi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Haradinaj tregon se kush nga ish-krerët e UÇK-së këndonte në Hagë

Elezi jep detaje nga numërimi i votave për deputetë

Nëntë ditë pas zgjedhjeve, KQZ larg numërimit të votave të diasporës

Kullashi komenton letrën e Trump: Qëndrimi i ShBA-së për Kosovën është i qartë dhe i pandryshueshëm

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë