LAJMI I FUNDIT:

Superliga e Maqedonisë sot sjell gjashtë ndeshje të xhiros së 30-të

Superliga e Maqedonisë sot sjell gjashtë ndeshje të xhiros së 30-të

E mërkura do të sjell gjashtë ndeshje të xhiros së 30-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të përballen në transfertë me Tikveshin në Kavadar. Skuadra e Shpëtim Duros do të kërkojë që në këtë ndeshje të përmirësojë gabimin nga fundjava dhe të vazhdojë me fitore dhe garën për titullin kampion deri në fund të sezonit. 


“Tikveshi ka treguar që është një kundërshtarë shumë i mirë, por qëllimi ynë final janë 3 pikët. Premtoj se do të japim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje në çdo aspekt, më qëllim që të rikthehemi më të fuqishëm pas asaj disfate të papritur në fundjavë kundër Sileksit” u shpreh Besart Ibraimi nga FC Struga. 

Rivali më i afërt për titullin e kampionit që kanë pikë të barabartë në renditjen tabelare, Shkupi në këtë xhiro përballet me Gostivarin në udhëtim. Bardhekaltërit nën drejtimin e trajnerit të ri Ernest Gjoka do të kërkojnë fitoren e radhës pas asaj dramatike që kishin në Çair. 

“Në ndeshjen ndaj Gostivarit shkojmë për të dhënë maksimumin tonë për të rrëmbyer tri pikët, ndërsa atmosfera në klub është e mrekullueshme dhe padyshim që të gjithë duhet të presin edhe më shumë nga kjo skuadër. Edhe pse kemi luajtur të dielën, mendoj se nuk është koha për të pushuar, sepse qëllimi ynë është të bëhemi kampion dhe duhet të jemi në gatishmëri për të gjitha ndeshjet. Jemi gati të përballojmë presionin dhe do ta kapërcejmë këtë vetëm duke u bërë kampion”, ka thënë Emanuel Avornyo nga FC Shkupi.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës do të pret në shtëpi, Brera Strumicën. Kuqezinjtë kërkojnë të vavzhdojnë me serinë pozitive dhe të qëndrojnë në garën e nxehtë për titullin e kampionit. 

“Menzi se e presim këtë përballje, jemi përgatitur këto dy ditë për ndeshjen me Brerën. Ne do të shkojmë të japim 100% për fitore në këtë lojë dhe presim mbështetje nga publiku”, thotë Fiton Ademi nga Shkëndija.

Voska Sport që lufton për mbijetesë në Superligën e Maqedonisë pasditën e sotme do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin në kryeqytet. Ekipi shqiptar e njeh mirë kundërshtarin e sotëm, pasi janë përballur disa herë këtë sezon edhe në kuadër të kampionatit, por edhe në kuadër të Kupës, ku Voska eliminoi në gjysmëfinale Makedonija Gjorçe Petrovin. 

Në dy takimet tjera që janë në program të kësaj xhiroje, Bregallnica në Shtip do të takohet me Vardarin dhe Sileksi luan kundër Rabotniçkit. 

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 30-të, luhen pasditën e sotme, duke nisur nga ora 16:00./Telegrafi/