Manchester City është parashikuar të mposht rivalët e ashpër të Liverpoolit për të fituar titullin e Ligës Premier në sezonin e ri.

Liverpooli përfundoi me 19 pikë epërsi ndaj Cityt në sezonin e kaluar duke bërë që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi titullin e Ligës Premier pas 30 viteve.


Por, një super-kompjuter ka sugjeruar tani që Liverpooli nuk do të arrijë të mbrojë titullin kampion edhe në sezonin 2020-21.

Sipas Unikrn, City dhe Liverpooli do të përfundojnë përkatësisht i pari dhe i dyti në sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.

Man City vs Newcastle Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester United, i cili u rendit i treti në ligë sezonin e kaluar, parashikohet të përfundojë në të njëjtin pozicion sezonin e ardhshëm.

Chelsea pritet të kapë vendin e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Spurs do të përfundojë në vendin e pestë dhe të sigurojë futbollin e Ligës së Evropës.

West Brom, Fulham dhe Aston Villa janë tre klubet që parashikohet të largohen nga Liga Premier.

Më poshtë është parashikimi i superkompjuterit për tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2020-21:20.West Bromwich Albion 19.Fulham 18.Aston Villa 17.Newcastle United 16.Crystal Palace 15.Burnley 14.Sheffield United 13.Brighton & Hove Albion 12.Leeds United 11.West Ham United 10.Southampton 9.Everton 8.Wolverhampton Wanderers 7.Leicester City 6.Arsenal 5.Tottenham Hotspur 4.Chelsea 3.Manchester United 2.Liverpool 1.Manchester City /Telegrafi/

telegrafi sport app