LAJMI I FUNDIT:

Superbrands ndanë çmimet për brendet më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë

Superbrands ndanë çmimet për brendet më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë

Gjatë muajit korrik, u mbajt eventi Superbrands Kosovo’s and Superbrands Albania’s Choice 2019/2020 i organizuar nga Superbrands International, në stilin e Gala Dinner, një ndër mbrëmjet më të veçanta si organizim i dy shteteve Shqiptare në një vend.

Vlerësimi “Superbrands Kosovo’s and Albania’s Choice”, u promovua përmes edicionit të pestë, respektivisht edicionit të katërt për Shqipërinë, në librin “Një pasqyrë për brendet më të forta të Kosovës dhe Shqipërisë” tani në dispozicion për audiencen e të dy vendeve.


Eventi vlerësues u shënua në arenën kryesore “Mbretëresha Geraldine” në “Plaza Tirana”, dekoruar nga “Geraldina Sposa” dhe me përgaditje të efekteve multimediale nga “Prosound” dhe “XYZ”.

Me pritshmëri të larta dhe plot emocione, nata arriti kulmin me dorëzimin e trofeve  Superbrands për 36 kompanitë, më të mirat në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë.

Procesi i shpërblimit u drejtua nga votimi i Këshillit të Superbrands i përbërë sipas rendit alfabetik: znj. Ardiana Bunjaku, z. Arian Zeka, z. Berat Rukiqi, znj. Besa Luzha, z. Denis Gafuri, z. Ekrem Hajdari, z. Faton Osmani, znj.Gjylshahe Beqiri Ibrahimi, znj. Jeta Zagragja, z. Kreshnik Lleshi, znj. Nora Hasani, z. Petrit Balija, z. Uranik Begu, z. Visar Berisha, znj. Vjollca Cavolli, z. Alban Dudushi, z. Alban Zusi, z. Antonio Nidoli, znj. Azeta Tartari, z. Blendi Fevziu, z. Bujar Kapexhiu, znj. Enida Bezhani, znj. Flutura Xhabija, znj. Ines Muçostepa, znj. Marinela Jazoj, z. Nikolin Jaka, znj. Ornela Liperi dhe z. Zenel Hoxha.

Mbrëmja u moderua nga këngëtarja e njohur zonja Eneida Tarifa.

Kjo Gala Dinner u organizua nga përfaqësuesit e Superbrands Kosova dhe Shqipëria, anëtarët dhe partnerët përkatës të Superbrands dhe mysafirë të çmuar nga shoqëria civile, media dhe institucionet.

Eventi filloi me shpërndarjen e trofeve për Anëtarët e Këshillit dhe vazhdoi me ndarjen e trofeve për brendet e vlërsuara me titullin Superbrands:

Për më shumë informata na përcillni në:

Facebook: Superbrands Kosova / Superbrands Albania

Website: www.superbrandskosovo.com / www.superbrands.al

LinkedIn: Superbrands Kosova / Superbrands Albania