LAJMI I FUNDIT:

Super veturat e OneLife Rally i bashkojnë entuziastët e veturave në Prishtinë

100 vetura luksoze të grupit OneLife Rally janë parkuar dje me datën 28 qershor në sheshin Skënderbe, duke mundësuar që të gjithë qytetarët dhe entuziastët e veturave t’i shohin ato nga afër dhe të fotografohen me njerëz të njohur botëror, duke përfshirë edhe vloggerin e njohur Vitaly Zdorovetskiy.


OneLife Rally është grup shokësh me super vetura nga e gjithë bota të cilët vizitojnë shtete të ndryshme të Evropës, e që këtë vit kanë vendosur të zbarkohen edhe në Prishtinë.

Eventi ka filluar në qytetin e Stambollit, ka vazhduar në Sofje, është ndalur për dy ditë në Prishtinë dhe do të vazhdojë edhe në 4 shtete tjera.

Në Kosovë ky event është organizuar së bashku me grupin “Marakli t’Kerreve”, ndërkaq nuk ka munguar përkrahja e jashtëzakonshme edhe nga Shell Kosova.

Vlen të ceket se super veturat e OneLife Rally sot me datën 29 qershor e vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt shteteve tjera.

Artikull i sponzorizuar