LAJMI I FUNDIT:

Super-tajfuni Rai krijon situatë kaotike në bregun lindor të Filipineve, evakuohen 10 mijë persona

Super-tajfuni Rai krijon situatë kaotike në bregun lindor të Filipineve, evakuohen 10 mijë persona

Tajfuni Rai i njohur tek banorët si Odet, ka arritur në bregun lindor të Filipineve, ku si pasojë janë evakuuar 10 mijë njerëz e stuhia ka forcuar dukshëm tajfunin duke e shndërruar në një “super-tajfun”.

Në momentin kur Rai arriti në Siargao në bregun lindor të Filipineve, kishte arritur me shpejtësi prej 260 kilometra në orë – duke nxitur krijimin e erërave që frynin me 300 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Në disa pjesë të Filipineve në fillim të javës kanë filluar reshjet e shiut që akoma nuk kanë të ndaluar. Mijëra fshatra janë vërshuar dhe ka pasur rrëshqitje dheu.

Pritet që Rai të kalojë nëpër rajonet jugore të Filipineve, e situata pritet të rëndohet në Surigao që gjendet në veri të Mindanoas, një prej ishujve më të mëdhenj në vend.

Aviokompanitë kanë anuluar dhjetëra fluturime, e autoritetet kanë filluar të brengosen që transporti rrugor dhe ai detar do të jetë i rrezikshëm për qytetarët për shkak të motit të ligë.

Organizatat humanitare dhe agjencitë për situata të jashtëzakonshme kanë dalë në terren, duke bashkëpunuar me autoritetet lokale në përgatitjen për ndihmë dhe evakuim.

Super-tajfuni Rai, është stuhia e 15-të më radhë që po godet këtë vend gjatë këtij viti. /Telegrafi/