Super-derbi në basketboll, Sigal Prishtina pret Craiovan

“Bardhekaltrit” në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në BIBL, kanë shënuar dy fitore, dhe të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe në sfidën e radhës, e cila sipas krerëve të kryeqytetasve do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi që sipas tyre, Craiova është një nga skuadrat më të forta në Ligën Ballkanike.
Ramadan Gagica, zëdhënësi i Sigal Prishtinës, të hënën në konferencën për shtypa, ka thënë se Sigal Prishtina është gati për duelin e radhës. Sipas tij, përballja me Craiovan do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për Sigal Prishtinën, në mënyrë që të vazhdohet seria e fitoreve.
Gagica thotë se ndeshja nis në orën 18:30, ndërsa biletat do të dalin nesër në shitje në orën 11:30 te Sheshi dhe te NEWBORN-i. Sipas Gagicës, interesimi për ndeshjen Sigal Prishtina-Craiova është shumë i madh. /Telegrafi/
Lexo gjithashtu deklaratën e trajnerit të Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, duke klikuar këtu. Dhe, deklaraten e snajperistit bardhekaltër, Dardan Berishës, duke klikuar këtu.






















































