Në fakt Shakhtar Donetsk para se ta shiste Alex Texieran, kërkonte 70 milionë euro për të, por iu desh të kënaqen me 50 milionë, sa i pagoi ekipi kinez JS Suning. Ekipi ukrainas e kishte blerë për vetëm 6 milionë euro brazilianin, pra kanë fituar nga shitja e tij plot 44 milionë euro.


tekeseria(1)

Ky nuk është transferimi i vetëm ku ukrainasit kanë shitur një lojtar shumë më shtrenjtë se sa e kanë blerë.

Shembulli me i njohur është ylli i Bundesligas, Douglas Costa. Braziliani i kushtoi Bayernit plot 30 milionë euro, teksa Donetsk e kishte blerë për vetëm 4 milionë euro. Fitimi nga shitja e Douglas Costa është 26 milionë euro.

costa

Por këta lojtarë nuk janë të vetmit pasi nga kjo strategji, Shakhtar ka fituar plot 192 milionë euro në dhjetë vitet e fundit.

Fernandihno është blerë 7.8 milionë euro dhe është shitur te Manchester City për 40 milionë euro.

Fernandihno

Willian është blerë nga ukrainasit për 11 milionë nga Anzhi, dhe tani është shitur në Chelsea për 35 milionë. 24 milionë fitim.

Willian

Henrikh Mikhtaryan ishte blerë 5.9 milionë euro dhe është shitur te Borussia Dortmund për 27. 5. 21.6 milionë fitim.

Henrikh Mikhtaryan

Anatoliy Tymoshchuk ishte marrë për vetëm 125.000 mijë euro dhe në vitin 2007 u shit për 14.3 milionë te Zenit.

Anatoly Tymoshchuk

Dmytro Chygrynskiy është prodhuar nga skuadra e Shakhtrar. Ai ishte shitur te Barcelona për 25 milionë euro.

Dmytro Chygrynskiy

Luiz Adriano ishte blerë për 3 milionë euro dhe është shitur te Milani për 8 milionë. 5 milionë euro fitim. /Telegrafi/

Luiz Adriano

 
telegrafi sport app