LAJMI I FUNDIT:

Sunny Hill shpërblen pjesëmarrësit e festivalit me 50% zbritje në biletat e Dua Lipa Studio 2054

Sunny Hill shpërblen pjesëmarrësit e festivalit me 50% zbritje në biletat e Dua Lipa Studio 2054

Performanca unike e pop yllit botëror Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet live dhe online edhe në vendin tonë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.

Sipas konfirmimit të bërë nga vetë Dua Lipa, mysafirë të spektaklit që pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë në botë, do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore, sikurse Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë të famshëm.

Dhe pikërisht për këtë performancë spektakolare, Sunny Hill Festival dhe platforma ekskluzive e biletave dhe promovimit të Studio 2054, Festtix, kanë njoftuar se do t’i shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit me 50% zbritje në biletën e Studio 2054.  Linku unik me çmim të zbritur do tu shkojë pjesëmarrësve të festivalit Sunny Hill në email. 


Duke qenë se këtë vit pandemia na ka pamundësuar mbajtjen e Sunny Hill 2020, bashkë me Festtix, kemi vendosur që ta subvencionojmë çmimin e biletës për performancën globale Dua Lipa Studio 2054, e cila për pjesëmarrësit e festivalit tonë do të kushtojë 50% më lirë, ose vetëm 3.5 euro. Ky është çmimi më i lirë që ofrohet momentalisht kudo në botë për performancën e jashtëzakonshme e cila, përveç Duës, do të sjell edhe emra tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Kylie Minogue, J Balvin, Tainy, Angele, Miley Cyrus, FKA Twigs dhe emra të tjerë të muzikës”.

Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë.

Për shtetet e rajonit, përfshirë vendin tonë, biletat mund të blihen këtu festtix.co.uk.

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori