LAJMI I FUNDIT:

“The Sun”: Gangsterët shqiptarë po përdorin gratë shtatzëna për të siguruar leje qëndrimi në Angli

“The Sun”: Gangsterët shqiptarë po përdorin gratë shtatzëna për të siguruar leje qëndrimi në Angli

Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur, që shqiptarët të sigurojnë dokumentet angleze.

Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”.

Në disa reklama në TikTok shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre. Pra këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ai të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.


Në një reklamë shkruhet: Kemi femra me fëmijë. Regjistroni fëmijën në emrin tuaj.

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun se “Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga azilkërkuesit të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë”, transmeton tch.

Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 shqiptarë janë dëbuar në vendlindje. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Mashtrimi i imigracionit duke përdorur certifikata false të lindjes është një shkelje serioze dhe kjo është arsyeja pse ne kemi masa për ta parandaluar dhe zbuluar atë.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori