LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi 18-vjeçar i Munihut vrau për hakmarrje

Sulmuesi 18-vjeçar i Munihut vrau për hakmarrje

Mediat gjermane thonë se Ali Sonboly, 18 vjeçari, i cili vrau 10 persona mbrëmë në Munih, në Qendrën Tregtare, ka qenë “i sëmurë psiqikisht” dhe një person që ka qëndruar vetëm pasi që është “dhunuar verbalisht” në shkollë.

“Daily Mail” shkruan se një ish shok klase i sulmuesit të Munihut në Gjermani ka thënë se ai i ka kërcënuar ata se do t’i vras.


Madje bëhet e ditur se ai gjithmonë është ngacmuar në shkollë përgjatë shtatë vjetëve sa ishte atje.

Një profil anonim ka shkruar në interntet se është ish shoku i klasës i vrasësit dhe ka zbuluar se ai edhe më herët u kishte thënë se do t’i vriste.

“E njoh këtë djalë ‘të çmendur’. Emri i tij është Sonboly. Ai ka qenë në klasën time më parë. Ne gjithmonë kemi qeshur me të ndërsa ai na ka thënë se do të na vriste”, ka shkruar me një profil anonim ish shoku i tij i klasës, shkruan ‘Daily Mail’.

Kështu e planifikoi 18 vjeçari sulmin tragjik në Munich
Lexo po ashtu Kështu e planifikoi 18 vjeçari sulmin tragjik në Munich

I riu gjerman me prejardhje iraniane, madje edhe ka diskutuar bashkë me një qytetar, i cili filmonte me celular.

Ai thotë gjatë diskutimit, se për 7 vjete është maltretuar verbalisht në shkollë, ndërkohë që thotë se edhe ka lindur në Gjermani.

Për këtë arsye i riu që më vonë vrau veten me një plumb në kokë, thotë se është detyruar që të blej një revole dhe të hakmerret për atë që i është bërë me vite të tëra.

Policia gjermane ka zbuluar se Ali Sonboly është djali i një taksisti dhe nuk ka lidhje me ISIS-in.

Sipas policisë, djaloshi 18 vjeçar madje kishte thirrur disa prej viktimave të tij në vendin e krimit duke u premtuar McDonalds pa pagesë.

Të gjitha lajmet nga Sulm i armatosur në Munih
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sulm i armatosur në Munih

Një faqe e rreme në Facebook i kishte ftuar viktimat që të mblidheshin në një vend specifik për një ofertë speciale ku më pas i ka pritur 18 vjeçari duke shtënë mbi ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori