LAJMI I FUNDIT:

Sulmuan një person në një market në Prizren, policia arreston dy persona

Sulmuan një person në një market në Prizren, policia arreston dy persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren, më datën 10 gusht 2021 kishte pranuar një informacion se në rr. “Xhemë Gostivari”, ka ndodhur një rast rrahjen ne një market, ku pas një mosmarrëveshje të çastit me një person të pa njohur i cili kishte qenë i armatosur e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kokë dhe me grushte ku i shkakton lëndime trupore dhe më pas i dyshuari me një veturë largohet nga aty.

“Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit e më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Veprimet policore ishin të menjëhershme. Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, Njësiti i Hetimeve dhe Forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sektori i hetimeve në Prizren duke punuar me profesionalizëm ka bërë vëzhgimin e kamerave, kanë arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarve: H. P. viti i lindjes 1998, A.K. viti i lindjes 2001 dhe K.T viti i lindjes 1999”, thuhet në njoftim.

Në banesën e dyshuarit H.P gjate bastisjes është gjetur dhe sekuestrua ne cilësinë e provave materiale një pistoletë- lodër dhe një këllëf i pistoletës I dyshuari ka deklaruar se këtë pistoletë- lodër e kishte me vete kur ka ndodh rasti. Në prezencën e avokateve mbrojtës janë marr deklarata nga të dyshuarit , të cilët e pranojnë që janë përfshire në këtë rast, sipas tyre ishte një mosmarrëveshje e çastit.

Në lidhje me këtë rast për gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar / Departamenti për krime te përgjithshme Prizren. Me vendim të prokurorit të shtetit , dy te dyshuarit ndalen në qendrën e ndalimit për 48 orë. Ndërsa personi i tret K.T lirohet ne procedurë te rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori