Ia vjedhin nga vetura një telefon me vlerë 235 euro, rasti po hetohet në Zveçan

Persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një telefon mobil me vlerë 235 euro një personi tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:50 në Zveçan.
Tutje thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
“Zveçan 22.07.2026-09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur nga vetura i kanë vjedhur një telefon mobil me vlerë rreth 235 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































