LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi zyrtarin e Agjencisë Pyjore, dënohet me dy vjet burg dhe 500 euro gjobë

Sulmoi zyrtarin e Agjencisë Pyjore, dënohet me dy vjet burg dhe 500 euro gjobë

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe 500 euro gjobë të akuzuarin Sh. B., për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa dy të akuzuarit tjerë S. B. dhe N. B. për veprën penale “pjesëmarrja në rrahje” janë dënuar me nga 10 muaj burg.

ë akuzuarit më datë 01.09.2016, rreth orës 12:00, në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me S. Q., zyrtar në Agjencinë Pyjore të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik.


Me këtë rast zyrtari i APK-së S.Q. ka shtënë me armë në ajër, me qëllim të frikësimit, por i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, dhe më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh. B. dhe S. B.

Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marrë revolen nga i dëmtuari dhe e godet 3 – 4 herë në pjesën e përparme të hundës dhe në regjionin mollëzor të djathtë të fytyrës, me çka është dashur të marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori