Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë, dërgohet në mbajtje një person


Një grua ka deklaruar se ka qenë e sulmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Prishtinë.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka deklaruar se ka qenë e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































