Sulmohet fizikisht një grua nga një burr në veri të Mitrovicës, i dyshuari dërgohet në mbajtje


Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:30, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistmit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Veri 28.06.2026-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































