LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet edhe një kazino në Strumicë

Sulmohet edhe një kazino në Strumicë

Shkatërruesi i famshëm i kazinosë në Strumicë përfundoi në paraburgim pasi shkatërroi një kazino tjetër në qytet dy ditë më parë. Këtë herë dëmtimi është tetë makina slot dhe një ruletë në kazinonë e kompanisë “Masterbet”. Personi 49 vjeçar përdorte teknikën tashmë të njohur. Pasi luajti në kazino, ai filloi t’u bjerrë me kopaçe aparateve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pëe rastin akuzohen edhe një person tjetër në moshën 34 vjeç për dhënien e ndihmuës për kryerjen e aktin.

Incidenti i parë në kazinotë në Strumicë ndodhi dy muaj më parë kur i ndaluari me një kopaçe e shkatërroi kazinonë Senator në Strumicë dhe pas disa ditësh kazinonë Admiral. Në tre kazinotë tani për tani, dëmi vlerësohet për rreth 6 milionë denarë. /Telegrafi/