LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen rojat e pyllit në Prishtinë

Sulmohen rojat e pyllit në Prishtinë

Një rojtar pylli ka raportuar në polici se është sulmuar nga disa persona, derisa po patrullonte bashkë me dy kolegë në Kolovicë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30.

Sipas rojës ai është sulmuar nga disa persona, të cilët ishin duke transportuar dru me një traktor.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.