LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen fizikisht dy persona në Vushtrri, përdoren edhe armët

Sulmohen fizikisht dy persona në Vushtrri, përdoren edhe armët

Mbrëmë në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’, njofton Policia e Kosovës.

Sipas deklarimit të viktimave, bëhet e ditur se ata janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar dhe si pasojë e lëndimeve dy viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor. Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar: I. T. 63 vjeç dhe N. T. 24 vjeç .


Nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje, kanë sulmuar dy viktimat, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur në ajër.

Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’, ‘përdorim i armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori