LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen fizikisht dy gra nga bashkëshortët e tyre në Prizren

Sulmohen fizikisht dy gra nga bashkëshortët e tyre në Prizren
Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj, kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Vlenë të theksohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar më tutje.

Mirëpo nuk është ky rasti i vetëm ku një grua është sulmuar fizikisht në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij një burrë ka sulmuar atë fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me ç’rast , ky i fundit është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje  ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.”,  njofton policia.

E sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se burri kishe qenë nën ndikimin e alkoolit.

“I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.84 promil”, bënë të ditur policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori