LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Ankara, Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Sulmi terrorist në Ankara, Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.

Sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre
Lexo po ashtu Sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij në X, Stoltenberg.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv ia mësynë portës kryesore të ndërtesës së ministrisë së Brendshme.

Për fat të mirë nuk pat viktima në mesin e civilëve, kurse njëri nga terroristët aktivizoi jelekun duke hedhur në erë veten, e sulmuesi i dytë është neutralizuar nga policia. /Telegrafi/