Pas sulmit terrorist mbi ministrinë e Brendshme në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të dorëzohen para akteve terroriste.
Gjatë adresimit të tij sot në Parlamentin turk që edhe hapi dyert nga pushimi tremujor i verës, Erdogan foli para ligjvënësve turq, transmeton Telegrafi.
Fjalimi i tij erdhi disa orë, pasi dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv të sulmonin ndërtesën e ministrisë së Brendshme.
Në këtë sulm njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, derisa tjetri u neutralizua nga policia turke. E nga ky sulm mbetën të plagosur lehtë dy pjesëtarë të policisë.
“Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre në Turqi. Akti terrorist në Ankara, ku dy kriminelë u neutralizuan falë intervenimit të policisë janë ‘lëvizjet’ e fundit të terrorizmit”, tha presidenti turk.
Madje ai tha se terroristët po tentojnë të shkatërrojnë paqen dhe qytetarët, por që sipas tij një gjë të tillë nuk do të arrijnë kurrë ta realizojnë. /Telegrafi/
BREAKING:
Terror attack against the Turkish Ministry of Interior in Ankara.
The attackers used automatic rifles and suicide vests.
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 1, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe