LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me të vrarë në Strasburg, ja kush është i dyshuari “i radikalizuar” (Foto)

Sulmi me të vrarë në Strasburg, ja kush është i dyshuari “i radikalizuar” (Foto)

Atentatori i dyshuar i Strasburgut, një ish-i dënuar dhe i burgosur 20 herë për vepra të vogla penale dhe së fundmi i sinjalizuar si element “i radikalizuar’, është identifikuar si Chérif Chekatt, 29 vjeç.

I dyshuari i kishte shpëtuar arrestimit në mëngjesin e djeshëm gjatë një kontrolli në banesën e tij, sipas shtypit francez.

Operacioni ishte organizuar në kuadër të një hetimi për grabitje.

Sipas të njëjti burim, 29-vjeçari, me origjinë arabe, por i lindur në Strasburg, banonte në lagjen “Neudorf”, numër 5 në rrugën “Épinal”.

Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 13 të tjerë, pas një serie të shtënash në qytetin lindor të Francës, Strasburg, mbrëmjen e së martës.

“Ai luftoi dy herë me forcat tona të sigurisë”, tha ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, përcjell gsh.

E teksa konfirmoi humbjen e 3 jetëve, Castaner tha se kontrollet kufitare janë përforcuar, ndërkohë që do të garantohet më shumë siguri në të gjitha tregjet e Krishtlindjes.

Ndërsa momentalisht, 350 agjentë sigurie janë vënë në ndjekje të agresorit të ngjarjes së djeshme.

Ministri deklaroi gjithashtu se Franca e ka rritur nivelin e sigurisë në “sulm emergjent”.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori