LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Zelandë të Re, Tarrant nesër del para gjykatës

Sulmi në Zelandë të Re, Tarrant nesër del para gjykatës

Policia në Zelandën e Re po vazhdon të monitorojë situatën në Zelandën e Re, ndërsa ashtu sikurse edhe kryeministrja e vendit, edhe ata e kanë konfirmuar se sulmi në Christchurch është terrorist.

Përmes një deklarate është konfirmuar se numri i të vdekurve është 49 persona, 41 prej të cilëve janë vrarë në xhaminë në Al Noor, ndërsa 7 në xhaminë Masjid. Një tjetër ka ndërruar jetë në spital.


28-vjeçari Brenton Tarrant është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet nesër në mëngjes në Gjykatën e Rrethit të Christchurch, ndërsa policia është në kërkim edhe të dy tjerëve. Sipas tyre, një i arrestuar tjetër nuk ka të bëjë me këtë sulm.

Policia thotë se është ende shpejt për të kuptuar motivet që çuan në këtë sulm, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.

Ata thanë se do të ketë shtim të numrit të oficerëve në të gjithë vendin për t’u siguruar se të gjitha ngjarjet e paralajmëruara për fundjavë të mbahen. /kp/Telegrafi/