LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në universitetin turk, agresori: I sulmova se ishin gylenistë

Sulmi në universitetin turk, agresori: I sulmova se ishin gylenistë

Personi që vrau katër akademikë turq në Eskisehir të enjten i shihte ata si mbështes të klerikut mysliman Fetullah Gylen, thotë agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar rektorin e universitetit.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Volkan Bayer, i cili duket se nuk është përpjekur të bëjë rezistencë.


Agresori kishte punuar si hulumtues në institucionin e lartë arsimor dhe besohet se në momentin e sulmit, ka qenë duke kërkuar dekanin, i cili në atë kohë, nuk ndodhej në ndërtesë. Në mungesë të tij, zemërimi i studiuesit, ndaj të cilit disa anëtarë të stafit kishin paraqitur vazhdimisht ankesa, u përplas mbi zëvendësdekanin, sekretarin e fakultetit, një lektor dhe një anëtar personeli.

Personi në fjalë, i shkarkuar më herët nga detyra, pretendonte se disa punonjës ishin anëtarë të FETO-s dhe të tilla pohime i kishte bërë dhe në gjykatë, është shprehur Hasan Gonen, rektori Universitetit Osmangazi. Gyleni jeton që prej vitit 1999 në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani.

Ai akuzohet nga qeveria turke dhe presidenti Rexhep Tajip Erdoan si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.

Gyleni mohon çdo përfshirje në episodin që mori më shumë se 250 jetë njerëzish. Guvernatori i Eskisehirit Ozdemir Çakacak tha se prokurorët rajonalë kanë nisur një hetim mbi ngjarjen. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Evropa
Kalo në kategori