LAJMI I FUNDIT:

Sulmi mbi Capitol: Kongresi amerikan rinis seancën zgjedhore pas një dhune vdekjeprurëse

Sulmi mbi Capitol: Kongresi amerikan rinis seancën zgjedhore pas një dhune vdekjeprurëse

Ligjvënësit janë kthyer në Capitol të SHBA-së për të përfunduar vërtetimin e fitores së Joe Biden në zgjedhje, disa orë pasi mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën në një trazirë nga e cila mbetën katër të vdekur.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një grua u qëllua nga policia, ndërsa tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”, thanë zyrtarët.


Ndryshe, turma pro-Trump sulmoi ndërtesën në një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, duke pezulluar një seancë të Kongresit.

Presidenti Donald Trump, i cili sipas BBC, kishte nxitur demonstruesit të marshonin drejt Capitol, më vonë i thirri ata të “shkonin në shtëpi”, ndërsa vazhdonte të bënte pretendime të rreme për mashtrime elektorale.

Dhe Twitter dhe Facebook më vonë “ngrinë” llogaritë e tij.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence filloi seancën e rinisur të mërkurën në mbrëmje, në të cilën ligjvënësit po numërojnë dhe konfirmojnë votat elektorale, duke thënë se kishte qenë një “ditë e errët në historinë e Capitolit të Shteteve të Bashkuara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori