LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ndaj policisë në veri, Kusari: Tendenca e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën është imitim i veprimeve që Rusia i bën në Ukrainë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Kusari-Lila tha se këto skena të sulmeve janë tepër shqetësuese si dhe tendenca e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është imitim i veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës.


“Ngjarjet që kanë karakterizuar ditët e fundit, skenat që i kemi pa dhe që janë prezantuar para opinionit në veri të vendit duhet të jenë tepër shqetësuese. Nuk është asgjë për tu lënë rastit, e gjithashtu nuk është e paplanifikuar. Tendenca e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është njëfarë forme imitimi i veprimeve që Rusia i ka bërë në Ukrainë dhe që Serbia mund t’i bëjë në Ballkan, në veçanti në Kosovë dhe Bosnje”, u shpreh ajo.

Mimoza Kusari-Lila gjatë intervistës në emisionin “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova

Ajo po ashtu theksoi se rrethanat në Kosovë janë më ndryshe në raport me vitet paraprake, pasi siç tha Kusari-Lila, Serbia ka shprehur pakënaqësi edhe me insistimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“Realiteti dhe skenarët janë tërësisht të ndryshëm, për faktin se në Kosovë përveç se janë forcat e KFOR-it situatat dhe rrethanat tashmë me shtetin e Kosovës janë tjera në raport me ato që ishin vite më parë. Pakënaqësia e Serbisë në raport me qëndrimet e Republikës së Kosovës me kërkesat apo me insistimet e para për të mbajt referendumin, e dyta për të mbajt zgjedhjet dhe për të mos njoft institucionet e vendit kanë tregu se diçka e tillë mund të ndodh”, tha tutje ajo.

Mimoza Kusari -Lila, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”

Kusari-Lila gjatë emisionit shtoi se janë për t’u përshëndetur reagimet e KFOR-it, Ambasadës së SHBA-së si dhe QUINT-it.

“Tashmë është momenti, është udhëkryqi i kritik i Serbisë. D.m.th ose do të jetë në anën e Rusisë, pasi ka treguar që e mbështet Rusinë me veprimet agresore dhe me masakrat që po ndodhin në Ukrainë, ndërsa në anën tjetër është insistuar të procedohet me normalitetin në Ballkan, përfshirë këtu edhe dialogun. Është për të përshëndetur reagimi i menjëhershëm edhe i KFOR-it dhe i vendeve tjera, i QUINT-it dhe Ambasadës së SHBA-ve, në raport me këto provokime. Veriu është pjesë e Kosovës dhe e integruar dhe nuk ka asnjë lojë më territorin e Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Kusari-Lila në emisionin “Përballje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori