LAJMI I FUNDIT:

Sulmet me dronë në Rusi do të rriten, thotë zyrtari ukrainas

Sulmet me dronë në Rusi do të rriten, thotë zyrtari ukrainas

Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas.

Disa sulme me dronë janë nisur kundër rajoneve ruse në javët e fundit dhe Mykhailo Podolyak tha se kjo tregon se lufta po zhvendoset gradualisht në shtetin që e drejton Vladimir Putin.


“Sa i përket Rusisë… ka një numër në rritje të sulmeve të nisura brenda territorit të Federatës Ruse dhe numri i tyre do të rritet”, tha këshilltari presidencial, raporton skynews.

“Sepse kjo është faza e luftës… kur armiqësitë gradualisht po transferohen në territorin e Federatës Ruse,” shtoi ai.

Podolyak gjithashtu përjashtoi bisedimet e paqes për momentin, duke thënë se çdo negociatë do të përbënte “kapitullim” nga ana e Ukrainës.

Sulmi me dron në bazën ajrore të Pskov u krye prej brenda Rusisë, thotë Ukraina
Lexo po ashtu Sulmi me dron në bazën ajrore të Pskov u krye prej brenda Rusisë, thotë Ukraina

Sulmet me dron në Rusi janë rritur ndjeshëm në shkallë gjatë ditëve të fundit – në fillim të kësaj jave, ne pamë sulmin më të madh deri më tani.

Gjashtë rajone ruse u goditën brenda një nate, ku një aeroplan transportues u shkatërrua dhe u dogj një aeroport ushtarak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori