LAJMI I FUNDIT:

Sulmet me armë kimike, Rusi-SHBA përplasen për Sirinë

Sulmet me armë kimike, Rusi-SHBA përplasen për Sirinë

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u përplasën në Këshillin e Sigurimit të OKB, rreth dyshimeve se Qeveria e Sirisë ka përdorur sërish armët kimike në një zonë të kontrolluar nga rebelët.

Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, e akuzoi Rusinë për bllokimin e hetimeve mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga ushtria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në provincën e Goutas Lindore.


Sulmi ka ndodhur në fundjavë dhe Haley tha se Rusia i bllokon hetimet pavarësisht “dëshmive të dukshme për dhjetëra viktima”.

“Rusia ka vonuar miratimin e deklaratës – dënimit të thjeshtë të vrasjes së fëmijëve sirianë me gaz klorin”, tha ambasadorja amerikane në OKB. Rusia, e cila që prej vitit 2015 kryen operacione ushtarake në Siri, në mbështetje të Assadit, i mohoi akuzat duke i cilësuar si “shpifje”.”qëllimi është të akuzohet Qeveria siriane për përdorimin e armëve kimike, por asnjë autor nuk është identifikuar”, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Në një tjetër zhvillim, Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se SHBA “është shumë e shqetësuar” nga dyshimet e vazhdueshme për përdorimin e gazit të klorin nga forcat siriane, me qëllim “terrorizmin e civilëve të pafajshëm”.

Deklarata vuri në dukje se ka prova për gjashtë sulme të raportuara me armë kimike në 30 ditët e kaluara. Siria e ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike. Një ekip hetues i OKB-së ka zbuluar gjithashtu se grupi ekstremist Shteti Islamik ka qenë përgjegjës për përdorimin e gazit mustardë në vitin 2015. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori