LAJMI I FUNDIT:

Sulm në kampin sirian, të paktën 16 civilë të vdekur

Sulm në kampin sirian, të paktën 16 civilë të vdekur

Të paktën 16 civilë u vranë kur një raketë tokë-tokë goditi një kamp të personave të zhvendosur brenda vendit, në fshatin Qah në provincën Idlib të Sirisë të mërkurën, sipas grupit vullnetar të shpëtimit, të njohur si Helmetat e Bardha, transmeton Telegrafi.

Sulmi gjithashtu “çoi në një zjarr të madh që dogji shumë tenda dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale”, tha grupi.

“Pashë shumë trupa të vdekur, kryesisht fëmijë … pashë tenda që digjeshin … shumica e njerëzve, me mijëra, u larguan nga kampi pas sulmit”, tha një dëshmitar okular sirian i cili kërkoi të mbetet anonim për arsye të sigurisë.

Idlib, afër kufirit turko-sirian, është territori i fundit i mbajtur nga opozita në Siri. Është shtëpia e më shumë se 3 milionë sirianëve përfshirë një popullsi të dendur të personave të zhvendosur brenda vendit nga zona të ndryshme.

Sidoqoftë, sulmet më të fundit me raketa afër kufirit Turqi-Siri, ku jetojnë shumica e personave të zhvendosur, mund të sinjalizojnë një përshkallëzim të situatës.

Qeveria siriane në të kaluarën ka thënë se ata po synojnë terroristët në Idlib. Nuk ka pasur asnjë pretendim përgjegjësie për sulmin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori