LAJMI I FUNDIT:

Sulm në ambasadën e Francës, 8 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur

Sulm në ambasadën e Francës, 8 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur

Qeveritë e Burkina Fasas dhe Francës thanë se një grup i armatosur ka koordinuar sulme të premten në ambasadën dhe qendrën kulturore të Francës dhe në selinë ushtarake të vendit afrikano-perëndimor në kryeqytetin Ouagadougou.

Ekstremistët islamikë goditën ambasadën franceze dhe selinë e ushtrisë në sulme të koordinuara të armëve të zjarrit dhe eksplozivëve të premten në kryeqytetin e Burkina Faso, duke vrarë tetë vetë dhe plagosur më shumë se 80 të tjerë.


Të tetë militantët u vranë nga forcat e sigurisë.

Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian tha të premten se Macron shprehu “vendosmërinë për të luftuar pafalësisht kundër këtyre terroristëve që duan të destabilizojnë Sahelin dhe … paraqesin rrezik për interesat tona të sigurisë”.

Le Drian tha se udhëheqësi francez tha “kjo luftë duhet të vazhdojë”.

Ai nuk ka folur për ndonjë përforcim ushtarak francez në qytet, thonë mediat.

Dhuna, që qeveria emëroi një sulm terrorist, shënoi një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së rrezikshme të sigurisë të Ouagadougou. /Telegrafi/