LAJMI I FUNDIT:

Sulm masiv me thikë, të paktën 10 të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar në Saskatchewan, Kanada

Sulm masiv me thikë, të paktën 10 të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar në Saskatchewan, Kanada

Autoritetet kanadeze po kërkojnë dy burra në lidhje me një sulm masiv me thikë të dielën që la të paktën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur në skena të shumta krimi në Saskatchewan në Kanadanë qendrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë identifikuar dy të dyshuarit si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson dhe po këshillojnë publikun që të marrë masat e duhura.


Dyshja besohet se ishin të armatosur dhe të rrezikshëm dhe udhëtonin me një Nissan Rogue të zi me targë Saskatchewan 119 MPI.

Policia kanadeze në Saskatchewan, Alberta dhe Manitoba po hetojnë të gjitha së bashku goditjet me thikë.

“Ne po i kushtojmë një numër maksimal burimesh këtij hetimi”, tha Ndihmës-Komisionerja Rhonda Blackmore në një deklaratë.

“Më lejoni të jem i qartë, ne jemi ende në kërkim të dy të dyshuarve. Ne po kërkojmë nga banorët në të gjithë Saskatchewan dhe provincat tona fqinje të jenë vigjilentë. Në këtë fazë të hetimit tonë, ne besojmë se disa nga viktimat janë shënjestruar nga të dyshuarit dhe të tjerët janë sulmuar rastësisht”, tha Blackmore. /Telegrafi/