Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur, në atë që është përshkruar si sulm vetëvrasës me makinë bombë në Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i ka thënë agjencisë AFP, se shpërthimi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në pjesën perëndimore të Kabulit dhe “ka goditur një autobus, i cili po bartte punëtorët e ministrisë së Minierave”.
Sipas tij, autobusi është shumë i djegur, mirëpo nuk ka konfirmuar nëse të gjithë të prekurit nga sulmi kanë qenë punëtorë të qeverisë.
Shkaqet e këtij shpërthimi, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm nuk janë bërë të ditura.
Në zonën ku ka ndodhur sulmi banojnë hazaratë, pakicë etnike shiite në Afganistan.
Pjesëtarët e këtij grupi kanë qenë cak i sulmeve nga talibanët dhe grupe tjera ekstremiste sunite në Afganistan dhe Pakistan.
Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251