LAJMI I FUNDIT:

Sulm i madh në Jemen: Të paktën 26 të vdekur dhe shumë të plagosur

Sulm i madh në Jemen: Të paktën 26 të vdekur dhe shumë të plagosur

Të paktën 26 vetë u vranë dhe më shumë se 60 u plagosën në një shpërthim në aeroportin në Aden, kryeqyteti i përkohshëm i Jemenit të shkatërruar nga lufta, ku sapo ka mbërritur një qeveri e re e unitetit kombëtar, përfshirë një ministër që fajëson Hutistët rebelë për sulmin.

“Këto sulme terroriste (…) nuk do të dekurajojnë një qeveri legjitime nga kryerja e detyrave të saj”, tha presidenti i Jemenit, Abd Rabbo Mansur Hadi, pa përmendur emrin e fajtorit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Saba, raporton theguardian.


Por Ministri i Jashtëm, Ahmed bin Mubarak akuzoi Hutistët, një rebel jemenas i cili, me ndihmën e Iranit, filloi një ofensivë në kryeqytetin Sanaa në Shtator 2014 dhe pushtoi pjesën më të madhe të vendit, duke shkaktuar një luftë të përgjakshme.

“Bazuar në të gjitha informacionet që kemi, sulmi ndaj qeverisë u krye nga Hutistët,” shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, dy shpërthime ishin dëgjuar në momentin që erdhën anëtarët e kabinetit qeveritar. /Telegrafi/