Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot kanë kryer ekspertizë në aktivitetet ndërtimore për rejabilitim të rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë.

Gjashtë kilometrat e para të rrugës tashmë kanë përfunduar me projektin paraprak, ndërsa momentalisht punohet në 32 kilometra asfaltim i rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Sugareski shprehu kënaqësi nga dinamika e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vend. Ai theksoi se në Kumanovë, punohet intensivisht në më shumë akse, një pjesë e të cilave ka përfunduar, si Kunanovë-Opajë, por edhe rrugët shtetërore dhe magjistrale rreth Kumanovës.

Në të gjitha bazat, tha ministri Sugareski, në Kumanovë investohen rreth 60 milionë euro, pjesë në infrastrukturën komunale, projekte që realizohen përmes ministrisë./Telegrafi/