LAJMI I FUNDIT:

Sudani po shqyrton vendimin për njohjen e Kosovës

Sudani po shqyrton vendimin për njohjen e Kosovës

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, të enjten në Gjenevë u takua me shefin e diplomacisë së Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour, me ç’rast kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga ky shtet afrikan.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës dhe progresi që është bërë në zhvillimin e shtetit dhe integrimet euro-atlantike janë argumente të qëndrueshme dhe bindëse që Sudani ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Kosovës është njëri nga shtatë shtetet e reja që janë krijuar pas procesit të zhbërjes së ish-Jugosllavisë, ku secila prej tyre kanë njësi federale që më pas janë bërë shtete të pavarura dhe sovrane”, ka theksuar Tahiri.

Ajo gjithashtu potencoi se deri tani më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 114 vende dhe me ketë rast theksoi rëndësinë që ka edhe njohja e Kosovës nga ana e Sudanit duke bërë me dije se më shumë se gjysma e vendeve të Afrikës kanë njohur Kosovën ndërkohë që aleatët e Sudanit siç janë Egjipti dhe Turqia kanë njohur po ashtu Kosovën.

Nga ana e tij, ministri Ghandour ka thënë se vendi i tij përcjellë me vëmendje të veçantë përparimet dhe i vlerëson lart arritjet e Kosovës si dhe pjekurinë politike që po e dëshmon Kosova si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Ai shtoi se Sudani është duke e shqyrtuar me seriozitet vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës dhe se në këtë drejtim mund t’ju jap sinjale pozitive.

“Shteti i Sudanit në periudha të rëndësishme ka dhënë ndihmë të konsiderueshme humanitare për Kosovën. Sudani i mbështet proceset integruese të Kosovës dhe vendi i tij ka qenë një nga shtetet që ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, tha Ghandour, duke shtuar se kontaktet në mes të dy qeverive tona duhet të vazhdojnë dhe se siguroi që vendimi i duhur për Kosovën do të merret së shpejti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori