Suarez hesht ‘Santiago Bernabeun’, shënon dhe kalon Barcelonën në epërsi (Video)

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në përballje me Real Madridin.
Liderët e La Ligas kanë arritur të shënojnë golin e epërsisë në minutën e 54-të të ndeshjes.
Ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez që shënoi pas një aksioni tejet të mirë.
Ivan Rakitic shërbeu Sergi Roberton mjaftë mirë, ndërsa ky i fundit e gjeti të vetmuar Luis Suarezin që shënoi pa problem për 0-1.
Pas kësaj epërsie, Barcelona do ta ketë më të lehtë vazhdimin e ndeshjes në ‘El Clasico’ përballë Real Madridit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































