Sturridge arrin në Turqi për ta kompletuar kalimin te Trabzonspori

Daniel Sturridge ka arritur në Turqi që ta kompletojë transferimin te Trabzonspor si lojtar i lirë.
Ish-anëtari i Liverpoolit ishte parë në aeroportin turk, për ta kompletuar kështu kalimin në Superligë.
Lojtari 29-vjeçar u largua nga The Reds pasi kontrata e tij përfundoi në fund të sezonit të kaluar dhe klubi nuk kishte interesim që ta mbante.
Sturridge qëndroi në Anfield Road për gjashtë vite, duke bërë 160 paraqitje dhe kishte shënuar 60 gola, derisa u ishte bashkuar në vitin 2013 nga Chelsea.
Sulmuesi anglez ishte kërkuar edhe nga Monaco, mirëpo Trabzonspor ka arritur ta bind atë me pagën e ofruar.

Nga
Telegrafi
20/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































