eksperti-banner

Si zakonisht, gjatë gjithë historisë së derisotme Serbia dhe serbët, edhe të provokojnë, edhe të njollosin, edhe të denoncojnë, edhe të vranë para botës (sikurse edhe në rastin e vrasjeve dhe te gjenocideve të fundit të Serbisë gjatë viteve 1991-1999), në mënyrë që, ta murkullojnë dhe ta jusitifikojnë etnocentizmin, racizmin, gjenocidin dhe kolonializmin e tyre mbi shqiptarët, mbi kroatët, mbi myslimanët boshnjakë dhe mbi hungarezët, të cilët, edhe sot, në fillimshekullin XXI, i konsiderojnë si robër dhe borxhlinj të imperializmit të tyre shekullor (1878-2010).

Sipas përrallës së Nasradinit: “Një gomar e kishte shqyer ujku, por duke pallur në kllapi, e ngushëllonte veten, inshalla jam ëndërr”! Kështu, në këtë stil fantazues të (Stupid Politics), edhe Beogradi zyrtar së bashku me krerët e Kishës Ortodokse Serbe, ende po shohin “ëndrra të bukura” millosheviane dhe shesheliste se “Kosova është e Serbisë”!? – Edhe pse këto pretendime dhe iluzione kanë marrë fund, me shkëputjen përfundimtare të Kosovës nga Serbia (17 shkurt 2008).


Këtë të vërtetë, Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse Serbe, tanimë e dinë si në “grunë të kuq”, si thotë një fjalë jonë popullore. Mirëpo, kurrsesi, të pajtohen me agresionet pushtuese, me gjenocidet kolonialiste dhe fashiste të tyre mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike (1878-2010). Kështu që, edhe pas agresionit dhe gjenocidit të fundit, të kryer mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën martire të Shqipërisë Etnike (1989-1999), qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe, po orvaten me çdo kusht që Kosovën ta “rikthejnë nën sovranitetin kolonial të Serbisë”!?

Faji nuk është i Boris Tadiqit, por i politikës së hiçit(!)

Ndër të tjera, këtë ëndërr të shkretë serbomadhe, e vërtetoi, edhe vizita e 7 janarit 2010 e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, që i bëri Manastirit të Deçanit. Mesazhi i së cilës ishte i qartë “Këtu jam unë, këtu janë serbët, kjo është Serbia”!

Ndërkaq, atë çka ka deklaruar për opinion kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, me rastin e pjesëmarrjes së kremtimit të kërshëndellave ortodokse në Manastirin e Deçanit, “është dushk për gogla” sa për ta “xigëluar” opinionin publik të brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sepse vetë prania e tij fizike dhe politike-religjioze në Kosovë, tregon edhe përmbajtjen e mesazhit të qartë të Beogradit zyrtar dhe të Kishës Ortodokse Serbe: “Këtu jam unë, këtu janë serbët, kjo është Serbia”!?

Mirëpo, në këtë rast, nuk është fajtor Boris Tadiqi, por Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, të cilët e kanë lejuar atë, që pa asnjë “therë në këmbë”, të hyjë në Kosovë, për mobilizimin shpirtëror, politik, propagandistik dhe subverisv të serbëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe, që kurrë, të mos e braktisin “Kosovën serbe-djepin dhe zemrën e Serbisë”!?

S’ka asnjë dilemë se, lejimi i vizitës së presidentit Boris Tadiq Kosovës, është edhe një gabim i radhës së politikës zyrtare të Prishtinës, pavarësisht se çka kanë deklaruar përfaqësuesit e saj për masmediat vendore dhe të huaja, duke ua hedhur fajin EULEX-it dhe UNMIK-ut.

Pse jo, këta, kështu janë mësuar qe 10 vjet nën administrimin ndërkombëtar, gjithmonë fajin ua kanë mbështetur të huajve, duke harruar vetën dhe gabimet e tyre!?
Pse jo, kur “faji është jetim”! Këtë politikë të tyre kontstruktive dhe të drejtë “ si litari në thes”, fatkeqësisht e dëshmon edhe shembulli drastik i Kosovës Veriore, e cila, siç është shprehur me të drejtë edhe miku ynë amerikan, Daniel Server, “qe 10 vjet kontrollohet nga Beogradi”, jo nga Prishtina.

Që hipokrizia dhe miopia e një politike të tillë, të jetë më absurde dhe më tragjiko-komike lidhur me vizitën e Boris Tadiqit Kosovës, këtë e vërtetoi edhe prononcimi i Presidencës së Kosovës, se gjoja kryetari i Serbisë e kishte “thyer kodin protokollar”, duke dalë nga “tema” e marrëveshjes së përbashkët për vizitën Manastirit të Deçanit.

Reagimi i Beogradit provokon sovranitetin e Kroacisë dhe të Kosovës!

Ndërrimi i tezave nga politika serbomadhe zyrtare e Beogradit, se ish-presidenti kroat Stipe Mesiq, me rastin e vizitës së tij Kosovës, më 8 janar 2010, kinse “ka provokuar dhe ofenduar serbët”, është edhe një provë më shumë sfiduese e politikës së ndërhyrjes së Beogradit në punë të brendshme të Republikës së Kroacisë.

Pikësëpari se, as Kroacia e as Kosova nuk janë kurrfarë pjesësh konstituive territoriale, as shtetërore të Serbisë, por janë shtete më vete dhe sovrane. Prandaj, në këtë kontekst, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë provokimi, as cenimi të interesave të politikës së Serbisë si shtet fqinjë i Kroacisë dhe i Kosovës.

Sikur Serbia, ta mbante parasysh këtë realitet të pashmangshëm, juridik dhe faktik, sigurisht se, qarqet e saj zyrtare nuk do të kishin pasur fytyrë, as arsye, të reagonin negativisht kundër vizitës historike të ish-presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiq, që i bëri Kosovës më 8 janar të këtij viti.

Reagimi i Serbisë kundër vizitës së Stipe Mesiqit në Kosovë, kryesisht ka rezultuar nga mllefi dhe nga pezmi i pakontrolluar i shtetit dhe i kishës serbe, për shkak se Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur shqiptare, por ende e konsideron si “pjesë integrale të saj”!?
Mirëpo, ç’faj ka Stipe Mesiqi dhe Kroacia, që Serbia nuk e njeh Kosovën? ! – Ky është problem i Beogradit, jo i Zagrebit!

Kjo, në asnjë aspekt, nuk është çështje e Kroacisë, as kroatëve, por e politikës paranoide kolektive e Serbisë, e cila, edhe pas fundosjes së regjimit gjenocodial të Slobodan Milosheviqit po pretendon, që me çdo kusht ta ktheje prapa “rrotën e historisë” së Kosovës!?

Vërtet, kjo është një politikë çmendurake “blesava srspka politika”/stupid politics/ e Beogradit, që nuk përkon me realitetet e krijuara në Ballkan, por fund e krye ka karakter antiligjor, antidemorkatik, anticivilizues dhe antievropian, që është në funksion të ripërtëritjes së aspiratave nacionaliste dhe shoviniste serbomëdha për përthithjen e territoreve indigjene shqiptare dhe kroate.

Kjo është esenca e disnonacave dhe e mospajtushmërisë së Serbisë me Kroacinë dhe me Kosovën si shtete fqinje, jo pse ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq “bëri ndonjë vepër kundërvajtëse” dhe, aq më tepër, “i helmoi interesat dhe marrëdhëniet serbo-kroate”, vizitoi një shtet të huaj, që “është pronë legale” e Serbisë!?

Përkundrazi, edhe pse, Serbia e ka njohur Kroacinë (pas kryerjes së gjenocidit kolektiv të Serbisë gjatë viteve 1991-1995) dhe, tanimë ka marrëdhënie diplomatike me të, “Piemonti”-Xhandari sllav i Ballkanit, ende kërkon që politika zyrtare e Kroacisë t’iu nënshtrohet interesave të ndryshme hegjemoniste dhe kolonialiste të politikës së patronazhit të Serbisë së Madhe.

Mirëpo, “It cannot be done” kurrë më derisa të “ringjallet” Slobodan Milosheviqi. Por deri më sot, në historinë e njerëzimit, nuk është evidencuar ndonjë rast i ringjalljes së ndonjë njeriu të vdekur. Kështu që, edhe S.Milosheviqi ka ngordhur përgjithmonë së bashku me nacionalizmin dhe fashizmin e Serbisë së Madhe.

Ndaj, si për Kroacinë, ashtu edhe për Kosovën, Serbia kolonizatore dhe gjenocidale, është e varrosur përgjithmonë. Nuk ka asnjë gjasë teorike, të ringjallet për të gllabëruar Kroacinë, as Kosovën, sepse si Kroacia, ashtu edhe Kosova janë nën mbrojtjen e fuqishme të Amerikës, të NATO-s dhe të Evropës Perëndimore.

Këtë, duhet ta ketë kuptuar dhe, ta ketë më se të qartë Serbia, po qe se do marrëdhënie të mira dhe miqësore fqnije edhe me Kosovën, edhe me Kroacinë. Ndryshe, do të ngelë e izoluar edhe në Ballkan, edhe në Evropën demokratike dhe të integruar.

Derisa Serbia e sotme, nuk heqë dorë nga “Stupid Politics” e nasradinit të Pozharevcit (S.M), por edhe më tej ushqehet me recidiva, me ëndrra dhe me përralla lemeritëse të harengave çetniko-fashiste dhe nacionalsocialiste të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Arkanit, të Boris Joviqit dhe të kapetan draganëve të ndryshëm “kolaçë”, duke konsideruar se, edhe Kroacia e pavarur dhe sovrane e Franjo Tugjmanit, “ende është nën patronazhin e Jugosllabisë-Serbisë së Madhe”, ekziston rreziku, që do të përjetojë të njëjtin fat sikurse politika dhe praktika e regjimit çetniko-fashist dhe gjenocidal e Slobodan Milosheviqit.

Këtë rrezik eventual, duhen ta kenë parasysh krerët e timonit drejtues të politikës zyrtare të Serbisë së sotme. Ndryshe, Serbia nuk do të ketë rast, që të hyjë në BE, si shtet me bagazh dhe me hipotekë të kolinializmit dhe të gjenocidit të saj shekullor si ndaj kroatëve, ndaj shqiptarëve, ndaj myslimanlëve boshnjakë dhe hungarezëve etj.

Si qarqet më të larta zyrtare shtetërore të Beogradit, ashtu edhe Kisha Ortodokse Serbe së bashku me të gjithë serbët, duhet ta kenë të qartë faktin se, nuk kanë humbur asnjë pëllëmbë territor të tyre etnik, por kanë humbur vetëm një koloni të tyre 100-vjeçare-Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Në këtë pikë vështrim qëndron konsistenca e politikës së katandisur serbe “blesava srpska politika”, e cila edhe pas shkatërrimit të RSFJ-së, si shkak dhe pasojë e katër agresioneve pushtuese luftarake të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të Kishës Ortodokse Serbe kundërSllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, ende po ushqen iluzione të shkreta ëndërrimtare se Kosova dhe Kroacia “ janë” nën tutelën shekullore të Serbisë së Madhe gjenocidale, kolonialiste, hegjemoniste dhe imperialiste (1912-1999).

Në nxjerrjen e këtij përfundimi na jep të drejtë, edhe kjo pyetje e qëndrueshme dhe racionale, po si është e mundur që të kritikohet, Stipe Mesiq, pse ai në cilësinë e presidentit të Republikës së Kroacisë e vizitoi Republikën e Kosovës, më 8 janar 2010, kur Kroacia nuk është kurrfarë plaçke koloniale, as vazale e Serbisë, as e Malit të Zi, por është shtet i pavarur dhe sovran, që e ka njohur mbarë Evropa dhe mbarë bashkësia ndërkombëtare, duke i falënderuar luftës çlirimtare dhe politikës vizionale kombëtare dhe demokratike të arkitetktit të saj të pavdekshlm Prof.Dr, Franjo Tugjman ( themeluesi dhe presidenti i parë I Republikës së Kroacisë së Pavarur dhe Sovrane).

Çka do të thotë kjo Kroaci e lirë dhe sovrane për Serbinë? – Nuk ka më serbizim dhe kolonizim të Kroacisë nga ana e serbomëdhenjve dhe e Serbisë së Madhe. Kjo është merita kryesore e ish-presidentit themelues dhe shpëtues të saj, Prof.Dr. Franjo Tugjman.
Në këtë kontekst, politikanët serbomëdhenj, të indoktrinuar dhe të përpunuar nga politika e S.Milosheviqit, mund ta “kritikojnë” Prof.Dr.Franjo Tugjmanin pse ai e ka themeluar dhe pavarësuar Kroacinë.

Mirëpo, tadiqët, daçiqët, jeremiqët, cvetkoviqët, artemijet etj., nuk kanë kurrfarë të drejte morale, as ligjore, ta kritikojnë dhëndrin e tyre Stipe Mesiq, sepse ky në asnjë aspekt nuk është fajtor dhe, nuk mban kurrfarë përgjegjësie morale, as ligjore pse e ka vizituar Kosovën, dhe pse është nderuar me titullin qytetar nderi i saj nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Duke qenë se Kroacia më nuk është nën patronazhin juridiko-administrativ kolonial dhe vasal të Serbisë së Madhe (1918-1990), titullarët e politikës serbomadhe, as të shtetit e as të kishës serbe nuk kanë asnjë të drejtë morale dhe ligjore, që ta kritikojnë dhe ta kontestojnë vizitën historike dhe miqësore të ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, që ia bëri Kosovës, më 8 janar 2010.

Edhe sipas Kushtetutës, të drejtës vendore dhe të drejtës ndërkombëtare, Kroacia është shtet i pavarur dhe sovran. Kështu që, jo vetëm Serbia, por asnjë shtet në botë në ka të drejtë, ta dirigjojë politikën e saj të brendshme dhe të jashtme, se me kë ajo vë kontakte, vizita dhe marrëdhënie politike, diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore a sportive etj. Kjo është çështje vetëm e Kroacisë dhe e kroatëve, e askujt tjetër.

Prandaj, kritikat dhe predikimet moralizuese të qarqeve të Beogradit , të drejtuara në adresë të gabuar të ish-presidentit, Stipe Mesiq pse ai vizitoi Kosovën, kanë vetëm karakter tendencioz, provokues dhe qëllimkeq dhe janë në funksion të përzierjes direkte në çështje të brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kroacisë dhe të Kosovës.

E qartë, sikur Kroacia të kishte qenë ndonjë provincë e Serbisë sikurse që është Shumadia, atëherë, qarqet e larta politike zyrtare të Beogradit me në krye edhe presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, do të kishin pasur të drejtë, ta kritikonin vizitin zyrtare shtetërore të prersidentit kroat, Stipe Mesiq, që i bëri Kosovës në prag të përfundimit të mandatit të tij si kryetar i Republikës së Kroacisë.

Po nënvizojmë se, si në kuptimin politik, diplomatik, kushtetues, demokratik dhe paqësor, vizita e Stipe Mesiqit, që i bëri Kosovës më 8 janar 2010, është çështje sovrane vetëm e Kroacisë, jo e politikës, as e propagandës antikroate e Serbisë, pavarësisht nga sëmundja e saj patologjike dhe aversive shekullore ndaj Kroacisë sovrane dhe të pavarur.

Fundja, sipas së parimit të reciprocitetit të së drejtës ndërkombëtare si Serbia, ashtu edhe Kroacia dhe Kosova janë të obliguara, që rreptësishtë t’u përmbahen rregullave dhe normave të së drejtë ndërkombëtare, duke mos ndërhyrë në çështje të brendshme njëra kundër tjetrës.