LAJMI I FUNDIT:

Stuhitë Elsa dhe Fabien lanë nëntë njerëz të vdekur në Evropë

Stuhitë Elsa dhe Fabien lanë nëntë njerëz të vdekur në Evropë

Numri i vdekjeve nga stuhitë që kanë sulmuar Spanjën, Portugalinë dhe Francën u rrit në nëntë të dielën ndërsa rajoni u bllokua nga erëra të dhunshme dhe shi i madh.

Stuhitë Elsa dhe Fabien kanë përmbytur lumenj, kanë rrëzuar linjat e energjisë, rrënuar pemë dhe bllokuar udhëtimin hekurudhor dhe ajror në të gjithë rajonin, duke lënë më shumë se 118 mijë familje pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.


Dy njerëz kanë vdekur në Portugali dhe shtatë kanë vdekur në Spanjë, vendi më i prekur nga kjo stuhi. Vdekjet në Spanjë përfshijnë një grua të Koresë së Jugut dhe një burrë holandez që u mbyt në brigjet e Andaluzisë.

Ndërsa një Stuhi Elsa e dobësuar u zhvendos në Britani të shtunën, stuhia Fabien u zhvendos me shpejtësi, duke sjellë erëra 170 km / orë në Galicia në Spanjën veriperëndimore, duke detyruar anulimin e 14 fluturimeve.

Tetë mijë familje në Galicia ishin pa energji për shkak të dëmtimit të shkaktuar në linjat e energjisë nga era e forta, thanë zyrtarët lokalë.

Tetë parqet e qytetit të Madridit u mbyllën të shtunën për shkak të erërave të forta. Sidoqoftë, zyrtarët spanjoll thanë të dielën se Fabien po largohet shpejt.

Zyra e motit në Francë vendosi 15 rajone në jug-perëndim të vendit në alarm të shtunën, pasi stuhia goditi brigjet e saj të Atlantikut.

Erërat ishin kapnin shpejtësinë prej 148 km / orë në Sokojë, në jug-perëndim, afër kufirit me Spanjën.

Në bregdetin veri-perëndim të Brittany erërat arritën deri në 120 km / orë.

Në të gjithë Francën jug-perëndimore, erërat e dhunshme bënë që 110,000 familje të mbesin pa energji elektrike, thanë zyrtarët të dielën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori